Çfarë po ndodh? Pak para spektaklit të “DWTS”, Fifi shpërthen në lot

by editor

Dancing with the Stars” pritet të fillojë pas disa orësh në ekranin e Top Channel, ku personazhet të njohur publik do të ngjiten në skenë për të sjellë kërcimet e tyre të veçanta të bëra gjatë javës.

Advertisements

Duke mos qënë balerinë profesionistë, është i dukshëm fakti që personazheve të njohur iu duhet shumë punë për të arritur kërcimet e dëshiruara nga ana e jurisë, për të rrëmbyer kupën e “DWTS”.

Advertisements

Dhe për shkak të këtyre angazhimeve, Fifi nuk po e përjeton mjaft mirë faktin e të qënurit larg djalit të saj, Theo, i cili është ende i vogël.

Këngëtarja ka publikuar një video të ëmbël në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet djali i saj teksa përkëdhel fytyrën e Fifit, një moment kaq i bukur për një nënë dhe bashkangjitur tij ka shkruar një koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e lotëve, duke nënkuptuar kështu se ndihet e përlotur për mallin që ka për të shtrenjtin e saj.
“Njeriu që më mungon më shumë këto ditë, je ti evlad. TheoMal të dua fort”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj në InstaStory, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.

Advertisements

Javën e kaluar, këngëtarja erdhi me një vals, me qëllimin për të qenë sërish ndër konkurrentët me më shumë pikë. Kjo performancë ishte më e veçantë për Fifin, që kërceu nën ritmin e hitit të saj “Marova”.

“Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Olta Gixhari. Ndërsa Graciano tha se këngëtarja është konkurrentja më korrekte dhe ndjek me rigorozitet dietën, aq sa për një javë ka humbur 6 kilogram.

“Postura në vals nuk është ajo e duhura”, kritikoi Lori Bala.

“Ti kërceve këngën tënde dhe emocioni erdhi i plotë. Mua më erdhi bukur kërcimi, pavarësisht gjërave të vogla”, tha Valbona Selimllari.

“Më pëlqeu gërshetimi kontemporan-vals, koreografia më erdhi mirë. E fillove, e mbarova, ama Gracianon nuk e pe në sy, sepse ti kërcen për qejfin tënd. Qejfin duhet ta ndash me Gracianon”, vlerësoi Ilir Shaqiri.

Në fund, nga katër anëtarët e jurisë, Fifi dhe Graciano morën 26 pikë, dy pikë më shumë se një javë më parë.

You may also like