Aksident tragjik në Itali.
Advertisements
Një 67-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Advertisements
Vilajete Sharka është gruaja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur përgjatë rrugës SP 85 që lidh Santa Croce Camerina me Scoglitti. 67-vjeçarja me origjinë shqiptare, banuese në Santa Croce Camerina, ka humbur jetën nga përplasja mes dy makinave, një Toyota Yaris dhe një Fiat 500L, shkruajnë mediat italiane.
Viktima bashkë me një tjetër shtetase shqiptare dhe një vajzë 10-vjeçare po udhëtonte në Yaris. Këto të fundit bashkë me shoferin e mjetit tip “Fiat” mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Policia ende po heton për zbardhjen e plotë e rrethanave të aksidentit.
Advertisements