“Do bëhemi prindër”- Nga shtatzënia e Kiara Titos, tek sherri me Arbana Osmanin dhe Olta Gixharin, rrëfehet Luiz Ejlli! Ç’ndodhi mes fituesit dhe moderatores së BBV

by editor

Luiz Ejlli aktualisht po shijon suksesin e filmit të tij “Në Kuadër të Dashurisë”. Së bashku me kastin e aktorëve, ai po udhëton nëpër Shqipëri dhe jo vetëm, për të prezantuar premierën. Natyrisht që interesi më i madh për të kanë qenë pyetjet rreth bashkëjetesës me Kiarën, por edhe dinamikave të ndryshme.

Këtë herë, fituesi i “Big Brother”, ka vendosur që t’i thotë të gjitha, duke përfshirë edhe hatërmbetjet. Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi nga mediat, një ndër gazetarët e ka pyetur Luizin nëse janë të vërteta lajmet që po qarkullojnë në lidhje me Arbanën, ndërsa këngëtari duke mos zbuluar shumë detaje tregoi se mes tij dhe moderatores ka një krisje.“Ajo është atje, unë këtu. Ka krisje mes meje dhe Arbana Osmanit, por në maj do të zbuloj më shumë sepse nuk më lejohet”, tha Luizi.

Advertisements

Kujtojmë se me nisjen e sezonit të ri televiziv, lindën dhe zërat se mes Luizit dhe Arbanës dhe regjizorit Eduart Grishaj mund të kishet një përplasje. Ndërsa, Kiara Titos iu besua një format përmbledhës për “Dancing With the Stars”, nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar.

Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në “Big Brother VIP 3”. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit. Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format. Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të “Big Brother” dhe çiftit të famshëm.

Advertisements

Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre. Natyrisht që Luizi nuk mund të mos pyetej edhe rreth një shtatëzanie të Kiarës. Përgjigje, me të cilën Luizi u përpoq të bënte edhe më shumë konfuz ndjekësit. Pyetjet nëse partnerja e tij është shtatëzënë, ai i është përgjigjur “S’e di”.

“Do bëhemi prindër, kur të lindë Kiara, kur ta ketë shkruar ai lart. Nuk ka rëndësi vajzë apo djalë, vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Motra ime ka tre vajza, ndërsa unë çfarë të jetë”, u shpreh ai, duke u treguar i kujdesshëm që mos të zbulojë shumë detaje.

Advertisements

Kiara Tito prej kohësh flitet se është në pritje të ëmbël. Lajmet kanë shkaktuar shumë zhurmë në rrjet megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre. Moderatorja gjatë prezantimit të “DWTS Fan Club” ka ngritur dyshimet akoma më shumë me deklaratën e saj.

“Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni tag në Instagram se na vjen nepsi ne këtu”.

You may also like