Vrasja e Martin Bardhit, familja Reçi: Nuk kemi lidhje me krimin, konfliktin ia kemi lënë në dorë drejtësisë

by editor

Familja Reçi, e dyshuar nga policia për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator. Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi, vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.

Advertisements

“Me përgjegjësinë time, ju deklaroj se fisi Reçi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur kohët e fundit në Rrëshen. Dhe ne të gjithë njerëzit e mi kanë qenë në vendndodhjet e tyre të deklaruara edhe në organet e policisë dhe janë vërtetuar se nuk kanë qenë në asnjë lloj momenti as afër ngjarjes.

Advertisements

Për ngjarjen para 5-6 muajsh që ka pasur fisi Bardhi me nipin tim, nipi dhe familja ime i janë drejtuar prokurorisë. Familja jonë e ka pas mbyllur kapitullin në momentin që nipi im ka dhënë shpjegimet para prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore,“ thekson ai.

“Disa media kanë deklaruar se jemi të vetmit që mund të kemi probleme me atë fis. Deklaroj që të jenë të kujdesshëm për të thënë dhe nxjerrë konkluzione të tilla për njerëzit pasi një gabim i mediave neve na fut në konflikte të paqena.

Pas ngjarjes, janë bërë dy herë kontrolle në banesë. Nuk është gjetur asnjë gjë e paligjshme pavarësisht se vetë organet e policisë kanë bërë veprime të paligjshme duke kontrolluar edhe objektet që nuk ishin me vendim të gjykatës.

Nga organet e drejtësisë kërkoj zbardhjen e çështjes dhe vendosjes para drejtësisë ata që kanë bërë ngjarjen dhe të mos ketë aludime ndaj familjes time që nuk ka borxh në këtë problem,“ shton Reçi.

You may also like