Prona, llogari bankare dhe kuota në 3 shoqëri/ Zbardhet PASURIA që iu sekuestrua Jamarbër Malltezit

by editor

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit

Advertisements

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme nga SPAK, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që Jamarbër Malltezi dispononte.

Advertisements

Vendimi u mor pas akuzave për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar, kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit.

Pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit:

16 pasuri të paluajtshme

6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)

45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk

100 % e kuotave të ‘Magnet IMO” shpk

60% e kuotave Magnet Gym&Fit

“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)”.

You may also like