Mësohet se sulmi fatal ka ndodhur kur ai u fut në mes të sherrit për të mbrojtur shokun e tij
Advertisements
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli pasi akuzohet për vrasjen e bashkëkombasit të tij, 27-vjeçarit Lumturi Zeqja, ngjarje e ndodhur tetorin e kaluar.Mediat e huaja raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi Sabajet Shuti, ndaj të cilit rëndojnë edhe akuza të tjera si plagosja e një personi tjetër, prishje e qetësisë publike dhe mbajtje e një thike.
Advertisements
Policia u thirr në Church Lane, Leytonstone në orën 22:59 më 16 tetor 2022 pas raportimeve për një përleshje. Oficerët gjetën dy të rinj të plagosur. Me gjithë përpjekjet e urgjencës, 27-vjeçari Zeqja ndërroi jetë në vendngjarje.
Me gjithë përpjekjet e urgjencës, 27-vjeçari Zegia ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shuti u paraqit në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të shtunën, më 21 tetor dhe do të paraqitet më pas në Old Bailey të martën, më 24 tetor.
Mësohet se sulmi fatal ka ndodhur kur ai u fut në mes të sherrit për të mbrojtur shokun e tij. Kushërira e tij Violeta Uka tha për The Standard: “Ai hyri në mes të përleshjes për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë. Ishte nje person i guximshëm dhe i mirë”.