LAJM I FUNDIT/ Policia futet në pallatin e Berishës

by editor

Tre oficerë të policisë gjyqësore janë futur pasditen e sotme në ambientet e pallatit ku banon Sali Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

Advertisements

Kjo është hera e dytë që oficerët shkojnë në shtëpinë e ish-kryeministrit.

Advertisements

Gjithashtu tentativa e tretë duke llogaritur edhe atë mbrëmjen e së shtunës në selinë e PD-së, ku OPGJ-të tentojnë që të njohin Berishën me vendimin e gjykatës së posaçme që i ka caktuar masën detyrim paraqitje dhe bllokimin e pasaportës për të dalë jashtë vendit.

Por Sali Berisha ka refuzuar që të marrë dijeni duke e argumentuar me faktin se ka imunitet dhe SPAK duhet t’i drejtohet parlamentit për t’i hequr më parë imunitetin më parë dhe pastaj të vendosë masat.

You may also like