Shokon Bled Mane: Homos**sualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama

by editor

Opinionisti i “BBVK” Bled Mane ka goditur me komentet e tij që në “prime-n” e dytë të spektaklit.

Mbrëmjen e kaluar ai ka dhënë një mesazh për të gjithë banorët duke i thënë se duhet ta pranojnë njëri-tjetrit dhe përzgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetë.

Më tej ai tregoi mbështetjen e tij edhe për banoren Edona James duke e inkurajuar për rrugëtimin e saj.

“Ne duhet të jemi më pak racistë, më pak homofobë, më shumë miqësor sepse ndaj nesh janë hedhur shigjeta me helm paragjykimesh, ndaj ky planet është i bukur sepse ka katër stinë, ka njerëz të shkurtër e të gjatë, të bukur e të shëmtuar, ka meshkuj që duan femrën, ka femra që duan femrën, ka femra që duan meshkujt, diversiteti na bën më interesant”, tha Mane.

Bledi më tej u shpreh se homoseksualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit.

Advertisements

“Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurti, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërinë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdokush e ka hapësirën e tij”, tha mes tjerash Bledi.

You may also like