“Burri i tezes më rrahu, nëna mendoi se do ndryshoj”/ Edona rrëfehet mes lotësh si ndryshoi gjini

by editor

Edona James është një nga banoret e këtij edicioni në ‘Big Brother Vip Kosova’.

Advertisements

Gjatë qëndrimit në shtëpi ajo ka treguar shumë aspekte nga jeta e saj personale.

Në ‘prime-in’ e mbrëmjes së djeshme ajo ka rrëfyer mes lotësh vendimin që mori në moshën 12 vjeçare për të ndryshuar gjini.Jeta për të nuk ka qenë aq e lehtë pasi ajo tregon se është përballur me dhunë psikologjike dhe fizike.

Advertisements

Edona shprehet se kurr nuk e kishte në mendje të ishte burrë.“Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të ndryshoj kur të rritem, vëllau vishej me rroba të burrave, unë gjithmonë vishja fustane. Kur jam takuar me nënën në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, me hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin. Ju e dini si kanë qenë mentaliteti, thoshin ‘kjo burrë është si do të bëhet grua’. Burri i tezes time më ka rrahur një herë shumë keq, kur më ka parë pas disa vitesh ka thënë kam hyrë në gjynah me ketë çikë, nuk mundesh të ja ndërrosh dikujt mendjen, unë këtë mendje e kam patur prej që kam lindur, kurrë nuk e kisha në mendje të isha burrë.”, rrëfeu ajo./CNA

You may also like