Përd*unimi në Vlorë, reagon ashpër Zhaklin Lekatari

by editor

Gazetarja Zhaklin Lekatari komentoi në një intervistë televizive rastin e 26-vjeçares të përdhunuar nga 3 djem në Vlorë.

Advertisements

Ndër të tjera ajo përmendi se në të tilla raste duhet pasur kujdes me opinionin publik, pasi ata që flasin hapur për të tilla çështje kaq delikate duhet të kenë parasysh që s’mund të lënë përshtypjen sikur vajzat që dalin e gëzojnë jetën janë ato që meritojnë të përdhunohen.

“Nuk duhet të ketë asnjë personazh që ka një përgjegjësi publike që duhet të guxojë të nxjerrë horrorre të tilla nga goja. Gjithashtu trajtimi i kësaj çështje duke thënë që zgjidhja jonë është të hapim shtëpitë publike, për mendimin tim është totalisht i gabuar. Dhuna seksuale ka të bëjë me mungesën e kulturës së një shoqërie dhe jo me numrin e marrëdhënieve seksuale që një shoqëri kryen. Gjithashtu trajtimi i kësaj çështje duke nënkuptuar se vajzat që dalin natën janë të pamoralshme dhe e fusin veten në situata të tilla është gjithashtu një mënyrë shumë e gabuar për të zgjidhur këto probleme,” – u shpreh Lekatari.Ajo komentoi dhe qëndrimet e politikanëve, nga të cilët, tha se priste më shumë reagim.

Advertisements

“Unë nuk e kam parë një status nga deputetët, nga parlamentarët, nga udhëheqësit e këtij shteti, nga politik-bërësit, një lloj ndjenje, empatie apo humanizmi. Mos të harrojmë që detyra e institucionit të policisë është të parandalojë ngjarjet e krimit. Në momentin që ka ndodhur krimi, duke qenë organ institucional, çështja i kalon prokurorisë dhe gjykatës, kështu që do doja që edhe këtu të kishim pak më shumë informacion dhe përgjegjësinë ta mbanin institucionet për sa i takon dhe për sa i përket,” – deklaroi Lekatari.

You may also like