“Dëshmitari mori 7 mijë euro”, Berisha për mediat greke: Arrestimi i Belerit me urdhër të Ramës, kam prova!

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për median greke ‘SKY’, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen e Fredi Belerit.

Gjatë intervistës, Berisha ka deklaruar se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, është paguar me 7 mijë euro për shërbimet e tij, dhe se për këtë thotë se ka prova.

Advertisements

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka folur ekskluzivisht për SKY, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen Beleri.

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”, ka deklaruar Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor ndaj Fredis Beleris është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

Advertisements

.Berisha e quan Belerin të burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

You may also like