Berisha nën hetim, dhëndri i tij në burg! Rama pyetet për vendimet e fundit të SPAK. Ja si përgjigjet kryeministri

by editor

Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim në lidhje me akuzat mbi Sali Berishën dhe dhëndrit të tij për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Advertisements

Sot Rama ishte në qytetin e Vlorës, ku teksa inspektonte disa punime është pyetur nga gazetarët edhe për hetimet e SPAK.

Advertisements

Rama refuzoi të komentojë këtë çështje, duke u përgjigjur: “Ik tani. Mirupafshim”.

I vetmi reagim nga qeveria është ajo e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila tha se mazhoranca respekton ndarjen e pushtetit.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet, ndërsa në pranga për këtë rast ka përfunduar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

You may also like