Degjenerim/ Luana Vjollca u tregon shqiptarëve në një televizion kombëtar sesi të bëjnë seks

by editor

Televizionet në Shqipëri janë kthyer në kanale pornografike. Të futura në garë se kush e kush do të thithë më tepër shikues, ka nisur edhe degradimi i përmbajtjes që transmetohet. Nuk pyetet për orar, nëse është mëngjes, drekë, pasdite apo mbrëmje. Në programet e cilësuara si argëtuese ku në qëndër të vëmendjes janë njerëzit protagonist, po ndodhin shfaqje të papëlqyeshme.

Advertisements

Hera herës skena dhune, e ca më keq kur kalohet në pornografi. Rasti i fundit ka ndodhur në televizionin kombëtar Klan Tv. Në emisionin e pavlerë të Luana Vjollcës e cila përdor frekuencat kombëtare, janë shfaqur në mes të pasdites skena +18.

Bëhet fjalë për disa të rinj të izoluar në një vilë lluksoze, të cilët kanë marrë urdhër se duhet të imitojnë disa nga pozicionet e marrëdhënieve seksuale. Kaq ka mjaftuar dhe për pak famë më tepër, të rinjtë kanë nisur të shfaqin talentin e tyre erotik, e madje edhe duke lëshuar pasthirrma.

Advertisements

Të vënë në rresht për një dhe nën instruktim, të rinjtë kanë performuar disa nga “pozicionet e Kamasutrës”. Një shfaqe denigruese e cila është parë edhe nga fëmijët si dhe adoleshentët, të cilët në orët e pasdites gjenden me familjen përpara televizorit. Sikur mos të mjaftonte kjo, për klikime këto fragmente janë hedhur edhe në rrjete sociale ku mund të shihen lehtësisht nga çdo grupmoshë.

Kjo është e disata herë që Klan Tv por dhe televizione të tjera, shkelin etikën e transmetimit duke shfaqur përmbajtje të padëshirueshme. AMA e drejtuar nga Armela Krasniqi si duket i ka syrin të verbër, veshin të shurdhët dhe gojën të kyçur, përsa kohë nuk merr masa administrative, deri në pezullimin e licensës për televizionin që shkel sistematikisht rregullat e transmetimit.

Advertisements

You may also like