Ky është resorti gjigant që po ndërtohet në Borsh, Rama: Shëtitoren para do ua bëjmë ne (Foto)

by editor

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në fshatin turistik të Borshit një kompleks gjigant që po ndërtohet nën emrin e brandit ndërkombëtar “Radisson Collection”.

Advertisements

I shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Himarës, Gjergji Goro, Rama ka parë punimet që kryhen buzë detit në plazhin e Borshit.

Advertisements

Me godina të shumta, deri në pesë kate, ky resort që shtrihet në një sipërfaqe të madhe në Borsh, sipërfaqja e strukturës hoteliere do të ketë edhe fusha tenisi, teatër për fëmijët si dhe ambiente të tjera rekreative dhe relaksuese për pushuesit.

Përveç këtij investimi, në Borsh do të ndërtohet dhe një shëtitore e re e cila do të përshkojë të gjithë vijën bregdetare të tij.

Advertisements

You may also like