Babai i tij në kërkim, ky është nipi i Rrahman Rrajës i arrestuar sot me kokainë

by editor

Policia arrestoi një tjetër nip i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Blutë njoftuan arrestimin e Ariel Rrajës, nipi i ish-deputetit që dha dorëheqjen nga mandati dhe politika në korrik të këtij viti për shkak të dhunës ku u përfshi familja e tij kundër fisit Maja. Arieli është djali i Flamur Rrajës, që sikur u konstatua nga video që qarkulloi në media në verë, ishte pjesë e dhunës ndaj dy kushërinjve Maja.

Advertisements

“Nga specialistët u arrestua shtetasi Ariel Rraja 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin” njofton policia.

Advertisements

“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë” mësohet se i tha ai policëve pasi u ndalua dhe në makinë iu gjetën 200 mijë lekë, një shumë në Euro dhe 50 gramë kokainë. I ati i tij, Flamur Rraja është ne kerkim per dhunen ndaj fisi Maja.

You may also like