Tentuan të vrisnin një tunizian, arrestohen motër e vëlla nga Shqipëria në Itali (EMRAT)

by editor

Dy shqiptarë, vëlla e motër, pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi tentuan të vrisnin një 38-vjeçar tunizian.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se të dy autorët janë emra të njohur për policinë italiane.

Bëhet fjalë për Romina Plaka 33 vjeç, e dashura e një krimineli afrikano-verior të njohur në Itali, aktualisht në burg, ndërsa vëllai i saj Eno Shoti 30 vjeç është dënuar më herët për drogë.

Advertisements

Hetimet nisën mbrëmjen e 29 shtatorit, pas plagosjes së tunizianit. Policia pasi gjeti dy thika dhe një kaçavidë të madhe në vendin e sulmit, zhvilloi hetime duke identifikuar autorët e plagosjes.

Sipas provave të grumbulluara raportohet se të dyshuarit fillimisht kishin sulmuar fizikisht tunizianin, i cili ishte gjithashtu i njohur në skenën e trafikut të drogës, e më pas ishte qëlluar me armë zjarri.

You may also like