Puonin në “shtëpi bari”, e pësojnë keq 4 shqiptarë

by editor

Një shtëpi bari është zbuluar nga autoritetet në Spanjë, teksa në pranga kanë rënë katër shqiptarë të implikuar në rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike..

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se katër shqiptarët e arrestuar, kishin hyrë në vend nëpërmjet aeroportit “Adolfo Suarez”, ku u morën nga përgjegjësi i organizatës, i cili më pas i transferoi në plantacione të ndryshme për t’u kujdesur për bimët.

Banesat në të cilat ishin vendosur plantacionet i kishte marrë me qira nga “togeri” i grupit kriminal duke përdorur dokumentacion fals dhe duke paguar shuma të mëdha parash.

Advertisements

Nga kontrollet janë sekuestruar 2,230 bimë marihuanë, një automjet, 1,810 euro, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe furnizime për vendosjen e plantacioneve.

Të arrestuart janë përkatësisht të moshave 21 deri në 27 vjeç, që akuzohen kultivimin e bimëve narkotike dhe mashtrimin me energjinë elektrike.

You may also like