“Nuk do të isha non grata dhe dhëndri im s’do të ishte në burg nëse do pranoja pazarin”- Berisha: Pluralizmi është fëmija im, nuk dalim nga ai Parlament

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së është shprehur se Lulzim Basha bëri pazare me Edi Ramën, dhe nëse do të kishte pranuar dhe vetë, opozita dhe pluralizmi do të ishin shkatërruar.

Advertisements

Berisha gjithashtu u shpreh se nëse do të kishte firmosur atë pazar, sot nuk do të ishte as non grata dhe as dhëndri i tij nuk do të ishte në burg.Më tej ish kryeministri shprehet se pluralizmi është fëmija e tij dhe është i vendosur ta rikthejë.

“Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengut. Ky i fundit shiti zgjedhjet dhe dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës për bashkëqeverisje.

Advertisements

Atë ditë, nëse unë do të kisha pranuar atë marrëveshje nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndrin në burg. Si mund ta pranoja unë? Do të ishte thikë pas shpine në zemrën e shqiptarëve.

Ky pazar me Edi Ramë do të ishte vdekja e opozitës, firmosja e shkatërrimi i kombit. Pluralizmi është fëmija im, fëmija e të gjithë atyre që shembën diktaturën.

Nuk dalim nga ai parlament pa rikthimin e pluralizmit. Ky është zotimi ynë para të gjithë demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

You may also like