Bie nga kati i katërt i banesës, humb jetën e moshuara (Emri)

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Sarandë.

Një e moshuar 80-vjeçare mësohet se ka rënë nga ballkoni i katit të katërt ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën

Viktima është identifikuar si Sofia Adhami.

Ajo jetonte së bashku me të birin, i cili në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë.

You may also like