Orët e fundit të Matthew Perry, çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit të ‘Friends’

by editor

Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin televiziv Friends, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Ai lindi në Massachusetts në vitin 1969 dhe u rrit në Otava, Kanada, ku ndoqi shkollën fillore me Justin Trudeau, i cili më vonë u bë kryeministër kanadez.

Shumë medikamente të marra me recetë janë gjetur në shtëpinë e aktorit Matthew Perry pas vdekjes së tij. Lajmin e japin mediat amerikane që citojnë burime të forcave të zbatimit të ligjit. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë drogë të paligjshme në vendin e vdekjes së Perry, por kishte shumë ilaçe. Aktori i njohur i “Friends” merrte anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrje, tha policia për portalin TMZ.

Advertisements

Sëmundjet pulmonare thuhet se kishin ardhur për shkak se ai ishte prej kohësh duhanpirës. Mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelosit tha se do të kryhet një testim toksikologjik për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë ilaç në sistemin e tij trupor, por për marrjen e përgjigjeve mund të duhen muaj.

Perry u gjet i vdekur në xhakuzin e tij të shtunën, ku besohet se është mbytur. Burime nga forcat e rendit bënë me dije se ata u thirrën nga një telefonatë për një arrest kardiak. Mediat zbuluan se përpara tragjedisë, Perry ishte kthyer në shtëpi pas një loje 2-orëshe me top (pickleball).

Advertisements

Ai dërgoi ndihmësin e tij për një detyrë pak pas kthimit në banesë. Pickleball është një lojë me raketa që luhet në një fushë sa e katërta e madhësisë së një fushë tenisi dhe me një rrjetë më të ulët. Loja është popullarizuar pasi një numër i madh i të famshmëve të Hollivudit filluan ta promovojnë atë gjatë karantinës së Covid.

Ndihmësi i tij thuhet se është kthyer rreth 2 orë më vonë, ku zbuloi se Perry nuk reagonte ndaj kontaktoi shërbimet e urgjencës. “The Sun” shkruan se thirrja në urgjencë u bë rreth orës 16:00 dhe hetuesit kaluan orë të tëra në shtëpi. Një fqinj, 17-vjeçar tha për The Sun se ai dhe vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël kishin mbetur të shokuar nga ajo që panë në oborrin e Matthew derisa mbërriti policia.

Advertisements

Rrëfimi i fqinjit

“Isha në shtëpi kur u shfaq ambulanca dhe pashë jashtë. Isha gati të shkoja në shtëpinë e mikut tim. Ata ishin jashtë derës së fqinjit tim. Nuk e mendova shumë në atë kohë derisa mbërriti policia. Ishte shumë shqetësuese dhe shumë e trishtueshme pas gjithë atyre viteve… nga ajo që ai ka kaluar, varësitë e tij dhe çfarëdo. Pashë gjithçka. Ndihem keq për vëllezërit e motrat e mia më të vogla. Isha shumë i trishtuar.

E prisja këtë në njëfarë kuptimi, por nuk e prisja që të ishte kaq shpejt. Ai nuk kishte jetuar atje gjatë. E kam takuar një herë. Ai ishte shumë miqësor, më miqësor nga sa mendoja. Djalë shumë i mirë, i vërtetë. Gjithmonë e kam kërkuar Matthew dhe ai është ndoshta një nga aktorët e mi të preferuar të të gjitha kohërave. Ai bëri batutat më qesharake në serial”, tha fqinji i ri.

Perry jetonte në shtëpinë pranë plazhit pasi shiti apartamentin e tij miliona dollarësh. Fqinjët thanë se ai kaloi muaj duke rimodeluar pishinën dhe oborrin e shtëpisë duke ndjerë se ky ishte vendi ku ai mund të kalonte vitet e tij të pensionit.

“Puna ishte e zhurmshme dhe vazhdoi për javë të tëra. Unë mendoj se ai ishte i mërzitur me kontraktorin e tij që zgjati kaq shumë. Zhurma u ndal vetëm rreth një javë më parë dhe të mendosh se ai mezi e ka shijuar pishinën. Tani ai nuk është më. Është një trishtim i pabesueshëm”, tha fqinji.

Aktori u pa për herë të fundit në një restorant të quajtur “The Apple Pan “në Los Angeles. Ai dukej i dëshpëruar, pavarësisht se ishte jashtë me miqtë. Postimi i fundit i Perry në Instagram e tregonte gjithashtu atë duke shijuar një zhytje në atë që dukej të ishte një xhakuzi. Në mbishkrim shkruhej: “Oh, kështu uji i ngrohtë që vërtitet përreth të bën të ndiheni mirë? Unë jam Mattman”.

Jeta personale

Para vdekjes së tij, Perry besohej të ishte beqar. Në dhjetor 2019, The Sun zbuloi se ai ishte i lidhur me Molly Hurwitz. Perry e konfirmoi për People në 2020: “Vendosa të fejohem”. Marrëdhënia mes tyre përfundoi pak më vonë. Më pas u fol edhe për lidhjen e tij me Julia Roberts kur kjo pati një rol në “Friends”. Thuhet se lidhja e tyre zgjati nga 1995 deri në vitin 1996.

Më pas ai pati romanca me disa emra të Hollivudit si Yasmine Bleeth, Neve Campbell dhe Maeve Quinlan. Matthew takohej edhe me Lauren Graham, në 2003. Më pas Matthew dhe Rachel Dunn dukej se po shkonin drejt martesës gjatë romancës së tyre 2-vjeçare nga viti 2003 deri në 2005. Matthew filloi të takohej edhe me Lizzy Caplan.

Varësia nga ilaçet dhe alkooli

Aktori Perry ishte i hapur me publikun lidhur me betejën e tij me varësinë tek ilaçet dhe alkooli. Në vitin 2022 ai publikoi një libër me kujtime të cilin e fillonte me këtë fjali: “Quhem Matthew, megjithëse ju mund të më njihni me një tjetër emër. Miqtë më thërrasin Matty. Dhe unë duhet të kisha vdekur”.

Seriali ‘Friends’ u shfaq nga viti 1994 deri në vitin 2004, duke fituar një çmim Emmy për serialin më të mirë në zhanrin e komedisë në vitin 2002. Gjashtë aktorët formuan një miqësi shumë të rrallë për sezonet e mëvonshme duke siguruar pagesën prej 1 milion dollarësh secili për episod.

Duke folur për skenarin e serialit në librin “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing” (Miqtë, të dashuruarit dhe gjëja e tmerrshme e madhe) zoti Perry shkruante se: “Ishte sikur dikush të më kishte ndjekur për një vit, duke më vjedhur batutat, kopjuar sjelljet e mia, fotokopjuar këndvështrimin tim skeptik por të mprehtë për jetën. Në veçanti më ra në sy një personazh, nuk ishte se mendova se mund ta luaja Chandler-in, Unë ‘isha’ Chandler”.

Për publikun, në atë kohë ishe e panjohur beteja që Perry kishte me varësinë dhe dëshira e tij e fortë për të kënaqur shikuesit. Ai shkruante në librin me kujtime se sa i dashuruar ishte me skenarin, aktorët e tjerë në serialin e famshëm dhe betejën e tij me varësinë, për të cilën shkruante: “më shtoi ndjenjën e turpit”. “Unë kisha një sekret dhe askush nuk mund ta dinte”.

“Ndihesha sikur do të vdisja nëse audienca që ndiqte filmimet në skenë nuk do të qeshte, me siguri kjo nuk është e shëndetshme. Në disa raste kur thoja pjesën time dhe publiku nuk qeshte, unë djersitesha dhe humbja kontrollin e gjymtyrëve”, shkruante zoti Perry.

Një mori personazhesh televizivë, aktorë dhe ish-kolegë kanë shkruar në rrjetet sociale për të nderuar aktorin e talentuar.

You may also like