Kujdesuni për veten! “Hëna e gjahtarit” do të sjellë ndryshime madhore për këto shenja, nga miqësia te paratë

by editor

Kujdesuni për veten! “Hëna e gjahtarit” do të sjellë ndryshime madhore për këto shenja, nga miqësia te paratë
Mbrëmja e 28 tetorit mund të konsiderohet si një nga mbrëmjet më të karikuara me energji astrologjike. Hëna e Plotë e tetorit, njohur ndryshe edhe si “Hëna e gjahtarit”, që sivjet ndodhi gjatë eklipsit hënor, pritet të sjellë shumë ndryshime në jetët e 12 shenjave të horoskopit.

Advertisements

Ashtu si shumica e Hënave të plota, shumë nga pseudonimet që përdorim për t’i përshkruar ato, rrjedhin historikisht nga burime vendase amerikane, koloniale ose burime të tjera tradicionale të Amerikës së Veriut të transmetuara brez pas brezi. Hëna e plotë e tetorit quhet “Hëna e gjahtarit” sepse shënon fillimin e sezonit të gjuetisë dhe përgatitjen për dimër. Më poshtë zbuloni se si do të ndikojë ajo te shenja juaj.

Advertisements

Dashi
Eklipsi hënor shënon fundin e një kapitulli madhor në jetën tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për financat dhe ndjenjën e përgjithshme të sigurisë. Do të jeni të bekuar me më shumë bollëk dhe mundësi nga tani deri në fund të vitit. Kujdesuni për veten.

Demi
Është koha për t’iu përkushtuar vetes. Diçka që keni krijuar mund të dalë më në fund në dritë.

Binjakët
Eklipsi hënor do të sjell ndërgjegjësim dhe ju nxit të lini pas një version të kaluar të vetes. Mund të shihni një ndryshim në detyrat që ju bëjnë të ndiheni më të sigurt.

Gaforrja
Ndryshimet e papritura të shkaktuara nga Hëna e Plotë nënkuptojnë dy gjëra: ose përparim profesional dhe mundësi ose një ndryshim në jetën personale. Mendojini me kujdes hapat tuaj dhe kushtojini më shumë vëmendje vetes suaj, ju keni nevojë për të.

Luani
Eklipsi hënor do t’ju përballë me mundësi të reja për të çuar më tej karrierën tuaj nga tani deri në fund të vitit 2023. Kjo është veçanërisht e vërtetë me Venusin që kalon tranzit në shtëpinë tuaj të dytë të financave. Megjithatë, është e rëndësishme të reflektoni për atë që vlerësoni dhe keni më shumë përparësi. Prandaj, ajo që mendoni se është e rëndësishme do të bëhet e rëndësishme.

Virgjëresha
Rritja që dëshironi gjendet sapo të futeni në të panjohurën, por nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Eklipsi hënor ju përgatit të provoni diçka të re. Ky eklips po rinovon besimin tuaj në atë për të cilën keni investuar energjinë tuaj. Mund ta gjeni veten duke udhëtuar diku papritur.

Peshorja
Është koha për të përqafuar një kuptim më të shëndetshëm të dashurisë, kufijve dhe shkëmbimit intim. Nëse diçka ka shkaktuar dobësinë tuaj, patjetër që ia vlen ta eksploroni.

Akrepi
Për fat të mirë Dielli, Mërkuri dhe Marsi aktualisht po kalojnë tranzit në shenjën tuaj, gjë që po ju jep forcë për të parë përtej shpresave dhe idealeve të rreme që nuk kontribuojnë më në rritjen tuaj.

Shigjetari
Ndryshimi është gjithmonë një gjë e mirë kur jeta bëhet shumë monotone. Për shkak të këtij eklipsi mund të përjetoni një ndryshim në jetën tuaj të përditshme. Nëse ndiheni të mbingarkuar nga një qëllim afatgjatë, është koha të merrni frymë dhe të vazhdoni ngadalë dhe me kujdes.

Bricjapi
Hëna e gjahtarit do të bëjë realitet disa nga manifestimet tuaja që sillen rreth apo krijimtarisë suaj. Është koha për t’u njohur me të vërtetën. Është koha për të marrë këtë rol të ri në profesionin tuaj dhe për të shprehur veten.

Ujori
Nën ndikimin e Hënës së plotë mund të kuptoni se disa aspekte të jetës suaj personale, veçanërisht pjesët që ju kanë rënduar, kanë arritur datën e skadencës. Nëse nuk ndiheni të sigurt në hapësirën tuaj personale, reflektoni mbi rrënjët e kësaj çështjeje.

Peshqit
Ky eklips është një mundësi për ju që të zgjidhni konfliktet në mënyrë praktike. Kompromisi është çelësi, por jo nëse jeni gjithmonë ai që detyroheni të bëni kompromise.

You may also like