Mozzik dhe Loredana postuan foton ku shfaqeshin bashkë, por më pas…

by editor

Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi, janë shfaqur pas shumë kohësh bashkë

Advertisements

Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi, janë shfaqur pas shumë kohësh bashkë. E sigurisht që është vajza e tyre, Hana, ajo që bën bashkë ish-çiftin e njohur.Së fundmi, ata kanë publikuar një fotografi ku shfaqen të tre bashkë, por më pas kanë vendosur që t’a fshijnë.

Dyshja e shumëpërfolur për ndarjen e tyre aspak ‘paqësore’, janë bërë bashkë për hir të vajzës. Ata duket se thyejnë çdo barrierë, kur vjen puna te vajza e tyre e mesa duket tani e tutje do i shohim bashkë vetëm në të tilla raste.Kujtojmë se Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmund-it, Karim Adeyemi-n.

Advertisements

Për herë të parë reperja në një intervistë ka treguar se si është njohur me futbollistin. Ajo ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim-i i kishte shkruar në rrjetet sociale.

Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.

Advertisements

You may also like