Tragjedi, shembet skela gjatë rikonstruksionit të pallatit, humbin jetën 5 punëtorët

Të paktën pesë punëtorë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë në një kantier ndërtimi në lagjen Hafen City të Hamburgut në Gjermani.

Advertisements

Viktimat ishin duke punuar në skela, të cilat në një moment u shembën duke i zënë ata poshtë.

Advertisements

Sipas asaj që raportohet nga zjarrfikësit, aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-portit në lumin Elba e cila po rindërtohet me zyra dhe ndërtesa banimi, hotele dhe dyqane.

Forca të shumta policie dhe të ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.