Mediat italiane raportojnë se në stadiumin “Diego Armando Maradona” është gjetur trupi i pajetë i një tifozi 42-vjeçar
Advertisements
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali pas sfidës mes skuadrave të futbollit Napoli-Milan.
Advertisements
Mediat italiane raportojnë se në stadiumin “Diego Armando Maradona” është gjetur trupi i pajetë i një tifozi 42-vjeçar. Viktima, i identifikuar si Antonio Scotto Di Luzio, u gjet në parkimin e stadiumit pas orës 2:00 të mëngjesit, në një zonë të braktisur nën sektorin e mysafirëve.
Sipas raportimeve të policisë, 42-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po tentonte të hynte në stadium së bashku me shokun e tij, përmes një tuneli për shkak se nuk kishin bileta. Shoku i viktimës ka parë hyrjen e bllokuar dhe vendosi të hiqte dorë, ndërsa 42-vjeçari ka kaluar i pari, por pasi është ngjitur ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra dhe ka gjetur vdekjen.
Policia vijon ende hetimet për ngjarjen e rëndë, për të zbuluar se si dy tifozët napoletanë arritën të hynin në tunel.