Ministri gjermani Mbrojtjes: Gjermania të përgatitet për luftë të mundshme në Evropë

by editor

Shoqëria gjermane dhe forcat e armatosura duhet të përgatiten për një luftë të mundshme në Evropë, kështu deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Advertisements

Ministri Pistorius tha se lufta Rusi-Ukrainë ishte një pikë kthese historike për Gjermaninë, e cila duhet të sjellë një “ndryshim mentaliteti” në politikë dhe shoqëri.

Advertisements

“Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Evropë dhe kjo do të thotë që ne duhet të bëhemi gati për luftë”, deklaroi ai për transmetuesin publik ZDF.

“Ne duhet të jemi gati të mbrohemi dhe të përgatisim forcat e armatosura gjermane dhe shoqërinë për këtë”, shtoi ai.

Politikani socialdemokrat tha se Gjermania duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe të modernizojë forcat e saj të armatosura, sipas tij, që ta aftësojë për t’u përballur me sfidat e reja të sigurisë.

You may also like