Dhuna fizike mes deputetëve të PD dhe PS në Kuvend, Berisha shpërthen në akuza ndaj qeverisë

by editor

Përplasja mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës ka degjeneruar në dhunë fizike me nisjen e seancës parlamentare ditën e sotme.

Advertisements

Deputeti i opozitës Nallbati i është drejtuar karriges së deputetit socialist Vullnet Sinaj duke i shkulur mikrofonin, gjë që ka sjellë reagimin e këtij të fundit.

Advertisements

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë për dhunën, duke thënë se ishte një provokim për opozitën.

“Këtë skenë që shihni ju, që përben një provokacion ndaj opozitën tregon faktin se pse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë ulur çdo normë etike dhe ligjore, na përjashton ne deputetët e opozitës nga të drejtat kushtetuese. Një nga të drejtat themelore është ngritja e komisionit hetimor. Kjo e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë nuk mund të mohohet. :, u shpreh Berisha.

You may also like