Autobuzi aksidentohet në kryeqytet, zbardhen detajet e para (Foto)

by editor

Një autobus urban i linjës Astir-Qendër është përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet.

Advertisements

Në incident është përfshirë një automjet dhe autobusi urban “Green Line”.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që ndodh një aksident nga autobuzat e kësaj linje.

Advertisements

Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si kryqëzimi i dy palmave në zonën e Astirit. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se nuk ka persona të lënduar, ndërsa shtuan se mes dy mjeteve ka pasur një kontakt të lehtë.

Mjetet e kompanisë së Çaushollit janë bërë shpesh protagonistë të aksidenteve rrugore në rrugët e kryeqytetit. Aksidente që në disa raste kanë qenë me bilanc të rëndë si në persona të lënduar ashtu dhe dëme materiale.

Një prej tyre ishte ai 27 shkurtit të vitit të kualuar në zonën e njohur si “Shallvaret”, ku urbani i linjës së Unazës shkaktoi një aksident masiv, duke përplasur disa makina e duke shkaktuar një duzinë me persona të plagosur. Pamjet treguan si autobusi me shpejtësi të pazakontë përplasi një mjet tip “Audi” e më tej u shkaktua një aksident zinxhir.

Hetimet nxorën përgjegjës drejtuesin e urbanit i cili u arrestua për veprën penale të shkeljes së qarkullimit rrugor, ndërsa më pas i lirua nga gjykata që zbuti masën. Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka tha pas aksidentit se qëndron hipoteza që drejtuesi i autobusit mund të ketë pasur një patologji fizike.

Aksidenti i Shkurtit i kompanisë së Nadir Caushollit u parapri nga një tjetër ngjarje me disa të plagosur. Në 22 prill 2022, Në 22 prill 2022, një autobus i shoqërisë “Green Line” doli nga rruga dhe përfundoi në skarpatet e lumit Lanë, së bashku me pasagjerët, në zonën e quajtur “Pallatet Agimi”, shumë pranë ish-Bllokut. Të paktën nëntë persona mbetën të lënduar, ndërsa çështja u pushua nga gjykata e Tiranës, pasi të dëmtuarit vendosën të tërhiqeshin nga ankimi.

Të tjera aksidente me bilanc jo kaq të rëndë kanë ndodhur më pas në kryeqytet, me protagonist autobusët e “Green Line”.

Advertisements

You may also like