Shqiptari telefonon policinë britanike dhe “zbërthehet”: Po më detyron një “boss” i trafikut të drogës, më ndihmoni!

by editor

Një shqiptar i ka thënë gjykatës në Britaninë e Madhe se ka qenë nën presion nga një grup trafikantësh shqiptarë, teksa kishte telefonuar policinë britanike për ta shpëtuar nga situata ku ndodhej.

Për Muhamet Halilin gjithçka nisi vitin e kaluar, kur teksa ishte duke drejtuar një mercedes në rrugën Cardiff të Barry-t përplasi një person me motor duke e hedhur në anën tjetër të rrugës e duke i shkaktuar plagë të shumta. Halili tha në atë kohë në gjykatë se ndaloi për një moment makinën por më pas i dha gaz dhe u largua me shpejtësi.

Advertisements

Gjykatësja vendosi që 36-vjeçari shqiptar të lihej i lirë me unazë gjurmuese në këmbë, teksa hetimi për aksidentin po vijonte.

Por 6 muaj më pas, ai telefonoi policinë britanike duke i kërkuar ta shpëtonin pasi disa persona në banesë po kërkonin ta lëndonin.Pasi arritën në adresë, policia gjeti jo vetëm Halilin, por edhe ambientet e banesës të përshtatura për kultivimin e kanabisit.

Advertisements

Ai u dërgua sërish në gjykatë, por u shpall i pafajshëm për akuzat e kultivimit të drogës, pasi deklaroi se po detyrohej nga një bandë shqiptarësh të cilëve u kishte marrë rreth 30 mijë paund borxh disa kohë më parë.

Ai gjithashtu tha në gjykatë se “çunat” shqiptarë ia kishin hequr unazën e gjurmueshme nga këmba, duke e detyruar më pas të punonte në “shtëpinë e barit”.

Advertisements

Halili i tha gjykatëses se edhe gjatë aksidentit, nuk ndaloi për shkak se në makinë ndodhej me një gangster shqiptar, trafikant ndërkombëtar droge, për të cilin shërbente si shofer.

Ai ka gjashtë dënime të mëparshme për 15 vepra, duke përfshirë drejtimin e automjetit të rrezikshëm, drejtimin nën efektin e alkoolit, drejtim nën efektin e drogës, drejtimin e automjetit pa dokumenta, dhe drejtimin e automjetit teksa kishte patentën e pezulluar.

You may also like