Grabitësit dhunojnë barbarisht babain shqiptar dhe dy fëmijët e tij në mes të Athinës

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar shqiptar bashkë me dy djemtë e tij janë dhunuar brutalisht nga 7 grabitës në zonën e Kolonos, Athinë.

42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në shesh, kur anëtarët e bandës iu afruan të veshur me rroba të zeza dhe kapuç. Sipas policisë një prej tyre ishte i pamaskuar, çka ngjall shpresë për identifikimin e tij.

Advertisements

Ishte ai që iu afrua familjes shqiptare dhe me ton të fortë i kërkoi babait t’i jepte 5000 euro. 42-vjeçari shqiptar iu përgjigju se nuk do t’i japë paratë që kërkon dhe më pas gjashtë autorët e tjerë kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, derisa ai ra përtokë i gjakosur.

Njëri prej grabitësve i ka rrëmbyer celularin, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kanë sulmuar edhe djemtë e tij. 23-vjeçari ka mbetur i plagosur në brinjë dhe i është marrë varësja e floririt nga qafa.

Advertisements

Autorët janë larguar me vrap, ndërsa viktimat janë dërguar në Kryqin e Kuq, ku iu është dhënë ndihma e parë. Sipas dëshmive të viktimave, kreu i bandës është bashkëkombësi i tyre dhe vetëm 18 vjeç. Siç konstatuan punonjësit e policisë së Kolonos, nga dosja e tij, ai është me precedentë të tjera për krime të ngjashme.

You may also like