‘Kam humbur identitetin’, banorja e BBVK rrëfehet mes lotësh

by editor

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi në një bisedë me Shqipe Hysenaj ka treguar një moment të vështirë të jetës ku thotë se kishte humbur identitetin. Ledi rrëfeu se ishte një periudhë kur çdo gjë iu kthye në tmerr.

“Nuk e di se kush jam më, kam humbur identitetin. Kam qenë në kulmin e jetës time në çdo gjë por atëherë më është kthyer në tmerr në çdo gjë tjetër, në kulmin e profesionit, karrierës, më është kthyer e gjitha në tmerr në anën fizike, mendore, emocionale edhe s’ke çfarë të bësh është pjesë e jetës, por ama që unë të bëhem edhe më e fortë, për burrin tim, fëmijët e mi duhet të krijoj identitetin tim”, u shpreh Ledi.

Advertisements

Artistja vazhdoi: “Pas gjithë këtyre gjërave, ta gjej vetveten. Nuk e di se kush jam më, kam humbur diçka. Por jam kjo që jam. Ky vit ka qenë një mësim i madh për mua. Nganjëherë nuk është gjithmonë vetëm karriera, bizneset. Pas kësaj sfide këtu, pata kohën time që kur të jem jashtë të jem akoma më e fortë”.

You may also like