‘Tërbohet’ moti/ Stuhia ‘Ciaran’ ‘pushton’ këtë vend, lëshohet alarmi i kuq, autoritetet marrin vendimin urgjent

by editor

Jugu i Anglisë është goditur nga stuhia “Ciaran”, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq për Ishujt e Kanalit dhe ka anuluar lundrimet e trageteve.

Advertisements

Sipas parashikimeve të transportit detar, stuhia e erës do të arrijë një shpejtësi deri në 110 mph në mes të Kanalit Anglez.

Advertisements

Advertisements

Baticat e larta mund të detyrojnë gjithashtu mbylljen e rrugëve bregdetare dhe banorëve u është kërkuar që të “shmangin aktivitetet në natyrë”.

Gjithashtu Met Office lëshoi paralajmërim për bregun jugperëndimor dhe jug të Anglisë për të enjten ndërsa stuhia Ciaran po afrohet.

Agjencia tha se paralajmërimet për erën dhe shiun do të jenë në fuqi nga e mërkura mbrëma deri të premten, me stuhinë që do të përshkojë Britaninë jugore të enjten.

Përpara mbërritjes së saj, pjesë të Irlandës së Veriut tashmë janë përmbytur nga shiu i dendur dhe njerëzit janë paralajmëruar të mos udhëtojnë.

Parashikuesit thanë se erërat e forta, prej 70 deri në 80 mph, ndoshta më shumë se 85 mph, mund të pengojnë udhëtimin dhe të shkaktojnë dëme në ndërtesa, ndërsa mbeturinat fluturuese mund të përbëjnë “një rrezik për jetën”.

Që nga ora 13:00 e së mërkurës, janë lëshuar 23 paralajmërime për përmbytje, si dhe 109 alarme për përmbytje në të gjithë Anglinë.

You may also like