Ekspertët e Institutit të Mjekësisë-Ligjore në Tiranë, kanë dalë me një raport përfundimtar, lidhur me shkaqet që kanë çuar në vdekjen e fëmijës 3 vjeçar, Brian Spahiu.
Advertisements
Kjo ekspertizë që zbulon shkaqet e vdekjes së fëmijës, është administruar në dosjen hetimore që po hetohet nga prokurorja Alma Felaj në Tiranë.
Advertisements
Por prokuroria Felaj, në asnjë moment nuk ka pasur një komunikim me familjarët e viktimës dhe s’ka denjuar ti japë informacion zyrtar reporterëve për konkluzionin e kësaj ekspertize mjeko-ligjore, që nxjerr shkaqet e vdekjen së fëmijës 3-vjeçar Brian Spahiu.
Anomalitë që çuan vdekjen e 3-vjeçarit u shfaqën pas një ndërhyrje kirurgjikale në disa dhëmbë të tij, ndërhyrje e cila u krye në ambientet e klinikës private së Roland dhe Ina Xhaxhos. Prokuroria e Tiranës, nisi hetimet për akuzën e “Mjekimit të pakujdesshëm”, por në asnjë moment nuk ka dhënë një informacion të saktë mbi shkaqet që çuan në vdekjen e vogëlushit.