Tronditëse/ Shqiptari tenton të vrasë me thikë bashkatdhetarin, zbardhen detajet e para

by editor

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi ka goditur me thikë fqinjin e tij po shqiptar, pas një debati për motive të dobëta.

Advertisements

Mediat e huaja raportojnë se fillimisht, dy 40-vjeçarët, janë konfliktuar me fjalë dhe më pas sherri ka degraduar në përplasje fizike.

Advertisements

Sipas dëshmitarëve të para, njëri prej të dyve po digjte disa gjethe dhe drurë në tokën pranë shtëpisë së tij dhe tymi do të kishte pushtuar edhe shtëpinë e tjetrit, i cili ishte i acaruar nga ajo që po ndodhte.

Ky i fundit i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij të shuante zjarrin, dhe në këtë moment ka nisur sherri i cili nga fjalët kaloi në veprime.

Njëri nga 40-vjeçarët nxori thikën dhe plagosi fqinjin nën shpatull.

Kanë qenë familjarët e të plagosurit që kanë bërë menjëherë kërkesën për ndihmë dhe pak më vonë në zonë kanë mbërritur ambulanca dhe policia.

I plagosuri ndodhet në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

You may also like