Ndeshja që vendos kualifikimin në Euro 2024, shiten dy javë para biletat për Kombëtaren

by editor

Kombëtarja shqiptare e futbollit do mësojë këtë muaj fatet për kualifikimin në Europianin 2024, me kuqezinjtë që janë vetëm një pikë larg nga zyrtarizimi për në finalet e “Gjermani 24”.

Advertisements

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Chisinaut në 17 nëntor, aty ku do përballen me Moldavinë. Një barazim në këtë ndeshje do bënte që Shqipëria edhe matematikisht të ishte pjesë e Euro 2024 si e kualifikuar në grupin E.

Advertisements

Atmosfera në stadiumin e kryeqytetit moldav nuk do jetë në favor për tanët, pasi federata e këtij vendi ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat. Pra 10.500 tifozë do jenë të pranishëm për të parë Moldavi – Shqipëri në stadium, ndërsa interesi edhe nga moldavët ka qenë i lartë.

You may also like