“Ka dëmtuar keq kokën”/ Flet daja i shqiptarit që u plagos në Gjermani: Është ende në koma, doktori thotë…

by editor

“I kishin premtuar se do i bënin letrat që të punonte përfundimisht atje”

Advertisements

Ka shkuar në 4 numri i shqiptarëve që kanë ndërruar jetë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, pasi skela ku ata punonin u rrëzua nga kati i 8-të.

Advertisements

Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën, në “HafenCity” dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori.

Përvec 4 viktimave, nga të cilët jane identifikuar dy prej prej tyre, Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, është mësuar identiteti edhe i një personi që është në gjëndje kome në spital, bëhet fjalë për shtetasin Alfred Visha 33 vjec nga Kurdaria e bashkise Klos.

Advertisements

Në “Shqipëria LIVE”, ka folur daja i Alfredit, i cili tha se nipi i tij është në gjendje të rëndë pasi ka marrë fraktura në kokë. Ai shtoi se Alfredi shtë në gjenje kome, teksa në Shqipëria e pret bashkëhsortja e tij dhe 3 fmëiëjt e mitur, 10, 7 dhe 3 vjeç.

“Është në gjendje të rëndë. Mjekët nuk na thonë gjë, edhe pse kanë kaluar 72 orë. Ka një përmirësim të parametrave jetësorë, por është rëndë. Ka marrë shumë plagë të rënda. Është një gjendje kome akoma. Pranë po i qëndron i vëllai dhe kushërira e tyre, e cila fatmirësish është infermiere në spitalin ku ai ndodhet. Përveç mjekut të kokës, të tjerët japin shpresë. Por ka goditje të fortë në kokë pasi ka marrë fraktura të rënda. Por thonë se zemrën e ka të fortë. Ai është një djalë shumë i fortë.

Ai ka bashkëshorten këtu dhe 3 fëmijët, më i madhi 10 vjeç, vajza 7 dhe më i vogli 3 vjeç. Ata banojnë në Klos. Në datën 10 dhjetor, ai mbushte 3-mujorin dhe me këtë lëvizte. Ata kishin premtuar që do i bënin letrat për të punuar vazhdimisht atje. Unë kam folur vazhdimisht me parë me të dhe ai më thoshte se kishte prerë biletën për t’u kthyer këtu në 12 dhjetor. Nuk di të them se si punonte, në të zezë a me kontratë. Nipi shkonte punonte e kthehej vazhdimisht, i kishin premtuar kontratë pune, nuk e di në punonte në të zezë.

Të ardhurat në familjen e tij i sillte vetëm Alfredi. Tani nuk kanë asnjë burim të ardhurash. Sepse e shoqja ishte shtëpiake, ka 3 fëmijë për t’u kujdesur.

Unë kam një apel. Ju falenderoj për mundësinë që më dhatë së pari. Faza e parë është që ata të shpëtojnë, faza e dytë, se unë nuk i di mirë gjërat, kërkohet që atij pronarit, atje kanë rregulla të forta, siguracionet atje, apo të dënohet që të marrë një rimbursim. Strukturat shtetërore të ndërhyjnë. Administratori ka qenë kosovar me emrin Bujar. U bëj apel sturkturave shtetërore të interesohen për shtetasit e vet. Ambasada jonë në vend, apo ndonjë Konsullatë në Hamburg, sepse deri tani nuk janë interesuar.” – tha ai.

You may also like