Stuhia Ciaran godet Europën, era me forcë uragani sjell viktima dhe dëme të mëdha, momenti kur avioni dështon për t’u ulur në aeroportin e Manchesterit (Video)

by editor

Europa po përjeton një mot të keq, me erëra të forta dhe përmbytje të mëdha për shkak të stuhisë Ciaran.

Advertisements

BBC raporton se 6 persona kanë vdekur deri më tani, nga rënia e pemëve.

Viktimat janë një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në kryeqytetin e Spanjës Madrid, një person në Gjermani dhe një tjetër në Belgjikë. Gjithashtu në qytetin bleg Ghent ka vdekur një fëmijë 5-vjeçar.

Advertisements

Advertisements

Më herët sot në mëngjes, rrëzimi i një peme vrau një shofer kamioni në rajonin Aisne të Francës.

Ndërsa më e keqja duket se ka kaluar, stuhia ende po shkakton dëme të rënda, me shtëpi të dëmtuara, shkolla të mbyllura dhe rrugë të transportit të bllokuara.

Advertisements

Advertisements

Stuhia Ciaran ka sjellë probleme dhe në transportin ajror.

Siç mund ta shikoni në videon më poshtë, një avion ka tentuar të ulet në aeroportin e Manchesterit, por nuk ia ka dalë dot.

Sipas BBC, zona të Anglisë lindore dhe verilindore nuk kanë më një paralajmërim të verdhë moti të lëshuar për të enjten në mbrëmje dhe të premten. Një paralajmërim i verdhë është ende në fuqi për Inverness dhe Aberdeen, me shi të dendur të lidhur me stuhinë Ciaran duke sjellë dëme në Skocinë lindore. Të shtunën reshjet e shpeshta të dendura së bashku me erërat e forta ka të ngjarë të çojnë në ndërprerje të udhëtimit dhe përmbytje në Anglinë jugore, thotë Zyra Met në faqen e saj të internetit.

You may also like