EMRI/ Ndërron jetë rrugës për në spital, 40-vjeçari ra nga skela teksa punonte në një objekt

by editor

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës, teksa është plagosur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, ku ishte duke punuar.

Advertisements

Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, ku shtetasi Artan Ndini, 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.

Advertisements

40-vjeçari u transportua drejt në spitali për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë rrugës.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

You may also like