“Po ua tregoj me fytyrë”, Salianji identifikon personin që mbante armë në seancë: U distancua nga kolegët e Gardës, tentoi të përdor dhunë ndaj deputetëve (Video)

by editor

I ftuar në një studio televizive, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka treguar një video të regjistruar sot në sallën e Kuvendit, në të cilën sipas tij shfaqet një person që mbante armë. Ky i fundit, deklaroi Salianji nuk dihet nëse ishte punonjës i Gardës, por do të identifikohet shumë shpejt.

-Si është historia e armës?

Ervin Salianji: Të kam dërguar dhe një video që besoj nuk ka dalë deri tani. Personi që kishte armë dhe u detyrua u largua nga kolegët e tij të Gardës pastaj nga seanca. Është i kapur nga ne aty, kishte armë në trup dhe ka dalë nga seanca. Po ua tregoj dhe me fytyrë cili është, e kemi kapur se ishte i armatosur brenda sallës së seancës plenare.

-Kjo është videoja që keni sjellë?

Ervin Salianji: Po. Personi që ka armë është ai aty që e kemi kapur ne. (çohet në këmbë për të treguar personin në video i cili sipas deputetit ka pasur armë) Ja shikojeni këtu, është ky personi këtu, gardist apo nuk e di ça është…Besoj që është i Gardës. Ky personazhi këtu, i cili në momentin që ne e identifikojmë që ka armë dhe shkojmë, se po ta shihni tentoi të përdorte fizikisht dhunë ndaj deputetëve, nxirret jashtë dhe nuk lejohet më të hyjë. Nuk e keni më në asnjë moment tjetër në sallën e seancave plenare. Bëhet fjalë për këtë personin këtu që duhet identifikuar. Por gjithçka që ndodh brenda ambienteve të Kuvendit nuk mund të ndodhë me urdhër të krye-gardistit. Ndodh me urdhër të kryetares së Parlamentit, dhe nuk mundet që gardistët të kalojnë perimetrin.

Advertisements

Kujtojmë se këtë pretendim patën dhe kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha pas seancës aspak të zakontë plenare, por Garda në një reagim zyrtare e mohoi në formë absolute.

Advertisements

You may also like