Video/ Tre të vdekur nga moti i keq në Itali, shikoni momentin kur makinat i merr uji

by editor

Tre persona kanë humbur jetën orët e fundit nga vala e rëndë e motit të keq që po godet Italinë.

Bëhet fjalë për dy të moshuar, 84 dhe 85 vjeç, të cilët po përpiqeshin të pastronin shtëpinë e tyre nga balta në Toskanë , ndërsa viktima e tretë, mosha e të cilit nuk dihet, jetonte në të njëjtin rajon, në qytetin e Livornos.

Advertisements

Jashtë Firences, lumi Bizenzio doli nga shtrati dhe autoritetet u kërkuan banorëve të zhvendoseshin në katet më të larta të shtëpive të tyre. Në qytetin e Pratos, një pjesë e spitalit është mbyllur.

Advertisements

You may also like