1 miliard dollarë për të ndryshuar emrin e “Facebook”? Propozimi i Elon Musk për Mark Zuckerberg!

by editor

“Do të ishte emër shumë më i mirë”

Advertisements

“BabylonBee” është një faqe e lajmeve satirike, e cila së fundmi ka raportuar se miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, i ka ofruar Mark Zuckerberg-ut 1 miliard dollarë për të ndryshuar emrin e “Facebook” në “Faceboob”.

Advertisements

Elon Musk mesa duket ky artikull i është dukur qesharak dhe ka vendosur që t’a rishpërndajë në llogarinë e tij në X, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Do të ishte emër shumë më i mirë”.

Advertisements

Ky lajm nga “BabylonBee” vjen pasi miliarderi i teknologjisë ditë më parë tha se do të ishte i gatshëm që t’i ofronte uebfaqes “Wikipedia” 1 miliard dollarë, nëse kjo uebfaqe do të ndërronte emrin në “Dickpedia”.

Ndërkohë kujtojmë se rivaliteti midis Musk dhe Zuckerbergut ka qenë diskutimi në rrjetet sociale sidomos në kohën kur të dy kishin dhënë indikacione se do të zhvillonin një luftë në kafaz, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Së fundmi, rikujtojmë se Musk ka theksuar se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Europë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Europian.

Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale, tha një person i njohur me kompaninë. Personi shtoi se miliarderi i Tesla, i cili bleu “Twitter” një vit më parë për 44 miliardë dollarë dhe e riemërtoi atë në X, kishte diskutuar thjesht për heqjen e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon ose bllokimin e përdoruesve në Bashkimin Europian nga qasja në të.

Kjo do të ishte e ngjashme me mënyrën se si Meta po bllokon njerëzit në Europë që të përdorin aplikacionin e saj të ri, Threads. Ndërkaq, Elon i ka thënë stafit të “Twitter”-it se vlera e kompanisë së mediave sociale ka rënë në 19 miliardë dollarë, duke shënuar një ulje të konsiderueshme nga 44 miliardë dollarë që ai pagoi për kompaninë vitin e kaluar. Shifra e re doli në një memorandum të brendshëm që parashtronte planet për t’i dhënë punonjësve kapitalin e vet në biznes me 45 dollarë për aksion, siç u raportua fillimisht nga Fortune

You may also like