Nis stuhia dhe në juglindje të vendit, reshje dhe shkarkesa elektrike

by editor

Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në zonën e Korçës ku mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike.

Advertisements

Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut.

Advertisements

Ndërkohë, më herët, është raportuar se për disa minuta si pasojë e shkarjes së dherave është vështirësuar edhe qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor Përmet-Çarshovë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar grupet e emergjencave civile si dhe ato të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor, të cilët kanë mundësuar hapjen dhe largimin e dherave.

You may also like