Alarm në aeroportin e Hamburgut/ Një burrë merr peng vajzën e tij 4-vjeçare, anulohen të gjitha fluturimet

by editor

Policia në qytetin gjerman të Hamburgut po merret me një situatë të dyshuar të pengmarrjes në aeroport, raporton BBC.

Një burrë i armatosur ka kaluar barrierat e sigurisë me makinë dhe gjendet te pjesa ku zakonisht aeroplanët parkohen.

Advertisements

Policia ka thënë se dyshohet se janë të paktën dy persona në mjet, përfshirë një fëmijë.

Sipas “Bild” dyshohet që një baba ka marrë peng vajzën e tij 4-vjeçare. Siç është thënë 35-vjeçari po synon që me vajzën të ikë për në Turqi. Ai kishte synuar të futej në një avion të “Turkish Airlines”.

Advertisements

Policia ka thënë se është në kontakt me personin që u fut në aeroport të shtunën rreth orës 20:00.

Bashkëshortja e të dyshuarit ka raportuar për pengmarrjen e fëmijës.

Advertisements

“Mendohet se një betejë për kujdestari të fëmijës qëndron prapa këtij rasti”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka thënë se i dyshuari ka qëlluar dy herë në ajër dhe ka gjuajtur molotov.

Psikologët dhe policët janë duke negociuar me të.

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Hamburgut janë anuluar. Ndërkohë sot (të dielën në mëngjes), policia ka raportuar se situata e njëjtë po vazhdon.

You may also like