Përmirësohet moti, reshjet kthehen pasdite

by editor

Gjatë orëve të fundit, moti në të gjithë vendin ka një përmirësim krahasuar me të shtunën. Sipas Institutit të Gjeoshkancave, në orët e pasdites do të ketë një shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje kryesisht në veri të vendit.

Advertisements

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, pritet të luhaten në vlerat 7 deri në 21 Gradë Celsius në bregdet. Të gjitha ekipet e emergjencave janë në terren duke monitoruar situatën dhe duke u kujdesur për qarkullimin në rrugët ku me heret ka patur probleme.

Advertisements

Dita e nesërmë pritet të sjellë sërish përmirësim, ku reshjet do t’i lënë vendin kthjellimeve.

You may also like