Aksion anti-drogë në Gjermani, arrestohen 4 shqiptarë

by editor

Policia gjermane, në një operacion anti drogë në lindje të Leipzig, ka arrestuar katër shtetas shqiptarë.

Advertisements

Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Advertisements

Dy nga të arrestuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetaminë dhe kristal.

Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.

You may also like