I gjobitur 20 herë, kush është Jorgaq Thengjilli, autori i aksidentit tek kryeministria

by editor

I gjobitur 20 herë, kush është Jorgaq Thengjilli, autori i aksidentit tek kryeministria

Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç, është arrestuar nga policia si autor i aksidentit të ndodhur ditën e djeshme ku dy kalimtarë u goditën në trotuar nga automjeti i drejtuar prej tij.

Një çift të rinjsh u përplas nga makina, teksa po ecnin në trotuar pranë kryeministrisë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, teksa dyshohet se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç ka humbur drejtimin për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Drejtuesi i mjetit i cili është arrestuar disa orë pas aksidentit rezulton se është ndëshkuar me 20 gjoba më herët për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Një prej gjobave e ka marrë më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

21-vjeçari, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.

Advertisements

Të dielen kur shkaktoi aksidentin po lëvizte me shpejtësi nga Liceu Artistik në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përmes rrugës “Ismail Qemali”. Si pasojë e përplasjes së makinës e cila ka përfunduar në trotuar, përveç dy të plagosurve, janë shkatërruar edhe reklamat në anë të rrugës. Policia Rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar të plota rrethanat e këtij aksidenti.

Në momentin e aksidentit, në trotuar, po lëvizte edhe një tjetër qytetar, i cili për fat të mirë ka shpëtuar për fije nga përplasja e makinës “Mercedes Benz”. Në këtë zonë nuk është hera e parë që regjistrohen aksidente të rënda.

Advertisements

Pak metra më tutje, në afërsi të kryqëzimit ku ndodhet RTSH dhe ambasada e Italisë, dy automjete u përplasën në janar 2021 duke shkaktuar panik tek qytetarët, me dëme të konsiderueshme materiale.

You may also like