Detaje nga marrëveshja për EMIGRANTËT ilegalë, Meloni: Fluksi mund të arrijë deri në 36 MIJË në vit!

by editor

Deri në 36 mijë emigrantë ilegalë mund të strehohen në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni.

Advertisements

Kampi i parë i emigrantëve ilegalë nga vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës do të ngrihet në Shëngjin. Për transportin dhe akomodimin e tyre do të angazhohet Italia, ndërsa Shqipëria do të marrë përsipër ruajtjen e tyre.

Advertisements

Sipas marrëveshjes, emigrantët do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa t’u procesohet kërkesa për azil në Itali.

Meloni tha se ky është një prej disa kampeve që do të ngrihen në Shqipëri, dhe se fluksi mund të arrijë deri në 36 mijë emigrantë në vit, pa përfshirë gratë dhe fëmijët.

“Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks mund të arrijë nga 3000 në muaj deri në në 36 mijë persona në vit. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzëna”, deklaroi Meloni gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.

Meloni shpjegoi më tej se një prej qendrave do të ngrihet në Shëngjin.

“Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, u shpreh Meloni.

Nga ana e tij, Rama tha se Shqipëria i ka borxh Italisë, dhe se këtë marrëveshje nuk do e kishte pranuar me asnjë vend tjetër përveç Italisë.

You may also like