“Je dhe grua!”/ Bllokimi i Komisioneve nga PD, deputetja e PS përplaset fizikisht me demokratët

by editor

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti është përplasur fizikisht me demokratët tek Komisioni i Edukimit dhe Medias.

Advertisements

Gjylahmeti shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Medias, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetë demokratë. Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetët demokrat, duke u futur me forcë në sallen e mbledhjeve te Komisionit te Medias!

Advertisements

Ne videon e xhiruar nga demokratja Elda Hoti, degjohet Gjylahmeti teksa konfliktohet me deutetin Isuf Çela.”Te lutem mos me prek me dorë”, i drejtohet ajo, demokratit.

“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një deputete e opozitës, Blerina Gjylahmetit.

Advertisements

Ndërkohë në atë moment ka ndërhyrë edhe Grada e Republikës per te shmangur nje konflikt te mundshëm.

You may also like