Aksident në Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferja 22-vjeçare

by editor

Aksident me vdekje në Krujë. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:35, në Tapizë.

Advertisements

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin me inicialet B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit të rëndë, policia ka arrestuar shoferen 22-vjeçare.

Advertisements

NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

You may also like