Flet babai i të 3-vjeçares që u dhunua: Këmba ishte e enjtur sa koka e vajzës

by editor

Të tjera pamje mjaft shqtesuese janë publikuar këtë mbrëmje që dëshmojnë dhunën e ushtuar ndaj vajzës 3-vjeçare brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në Tiranë.

Advertisements

Ngjarja edhe pse ka ndodhur më 1 Nëntor 2023 është bërë publike vetëm kohët e fundit.

Babai i të miturës ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit, mirëpo është njoftuar për gjendjen e 3-vjeçares 6 orë më vonë.

Advertisements

Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”.

Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialistë të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze,” tha babai i të miturës.

You may also like