Moti i keq/ Kukësi, Tropoja dhe Shkodra në “terr”! Përroi i Zmejës përmbyt banesat në Mirditë

by editor

Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.

Advertisements

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në aksin rrugor Skuraj –Burrel ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, ndërsa forcat e emergjencave po punojnë për pastrimin e saj. E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Shkopet, si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

Advertisements

Mbrojtja thekson se ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Zmesë.

You may also like